Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI RIVERA

Francisco Rivera vendos! Llapi mposht Malishevën

Foto: KFLlapi/ fb

Francisco Rivera vendos! Llapi mposht Malishevën


1 April, 2023 @20:11

Meksikani Francisco Rivera përsëri ka shënuar gol për Llapin, ndërsa kësaj radhe është treguar vendimtar duke bërë dallimin kryesor në ndeshje, për të realizuar 11 minuta para fundit të takimit dhe për të sjellë tre pikë të reja në llogari të klubit, për përfundimtaren Llapi 1-0 Malisheva [Francisco Rivera 79].

Në një ndeshje ku Malisheva nuk është se nuk kërkoi, por assesi s’gjeti rrjetën e llapjanëve, u ndëshkua në pjesë të dytë kah fundi i ndeshjes për tu mposhtur. Llapi me fitore të arritur sot mbetet në garë për pozitë të tretë që siguron gara evropiane, pasi që nuk është larg Prishtinës (e treta) dhe Gjilanit (i katërti), kurse Malisheva mbetet të kërkojë pikë në ndeshjet tjera ashtu që të sigurojë mbijetesën.

TABELA AKTUALE

Llapi i pestë në renditje me 27 ndeshje ka 36 pikë, ndërsa Malisheva e shtata nga po aq ndeshje ka 29 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga