VJEN FATURA
FSHF gjobitet nga UEFA-ja
30 May, 2015 @17:35
UEFA i ka dërguar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit njoftimin se është dënuar me 50 mijë euro për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së fishekzjarreve në ndeshjen Shqipëria-Armenia, ka bërë të ditur vetë FSHF-ja sot në një njoftim të botuar në faqen zyrtare.
FSHF me këtë rast ka kërkuar senzibilizimin e tifozërisë për ndeshjet e radhës ashtu që të mos dëmtojnë imazhin dhe financat e futbollit shqiptar.
Shqipëria kishte mposhtur Armeninë në këtë ndeshje 2-1, duke arritur si asnjëherë më parë të rikthejë rezultatin nga 0-1 në 2-1.
Këtu, shikoni gjendjen aktuale të Grupit I kualifikues për EURO 2016.
Shqipëria do të luajë ndaj Francës më 13 qershor ndeshje miqësore në Elbasan Arena.