VËLLAZNIMI
Hoxha kthehet në krye të Vëllaznimit
30 May, 2015 @11:31
Kaosi i krijuar në skuadrën e Vëllaznimit me largimin e trajnerit Genc Hoxha, ka marrë fund.
Skuadra gjakovare ka vendosur ta kthejë në krye të skuadrës trajnerin Hoxha, për të shpresuar më tej sigurimin e një vendi që i mban kuqezinjtë në Superligë.
Hoxha ishte shkarkuar ditë më parë nga kryesia e klubit, derisa futbollistët e kësaj skuadre dolën në përkrahje duke e bojkotuar ndeshjen kundër Trepçës ‘89, për ta detyruar ekipin e Vëllaznimit të paraqitet me futbollistët juniorë.
Tani, me rikthimin e Hoxhës, janë rikthyer edhe futbollistët e ekipit të parë.
Vëllaznimi në dy ndeshjet e fundit do të përballet me Hajvalinë dhe Besën.