KUQ E ZI
FSHF publikon agjendën e kombëtares
22 April, 2016 @18:30
Kombëtarja shqipëtare, për fazën e fundit të përgatitjeve për Euro 2016, do të grumbullohet në Austri me datën 23 maj
ku do të zhvillojë një minifazë përgatitore në Badwaltersdorf.
Kuqezinjët, këtu do të luajnë miqësoren e parë me 29 maj kundër Katarit.
Më pas kombëtarja më datën 2 qershor do të niset për në Itali, ku do të zhvillojë në Bergamo miqësoren e dytë kundër Ukrainës.
Me 6 qershor, kombëtarja shqiptare niset nga aeroporti i Bergamos për në Peros Guirec të Francës ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Europianit.
Një ditë përpara tre ndeshjeve, ekipi kombëtar do të udhëtojë nga aeroporti Lammion, drejt destinacioneve Lens, Marseille dhe Lyon, pra më datë 11, 15 dhe 19 qershor. Për tu kthyer në Peros Guierec, menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.