BEHAR MALIQI
Kthehet edhe një yll te Ferronikeli
22 April, 2016 @18:16
Vetëm një xhiro më heret u kthye në formacion 4 herë lojtari më i mirë në Kosovë Mentor Zhdrella. E tash, Behar Maliqi, njeriu kryesor i mesit të fushës së kampionit të Kosovës, Ferronikelit, pritet të kthehet nesër te ekipi pas lëndimit që e kishte.
Njoftimin e ka dhënë faqja zyrtare e klubit nga Drenasi, ndërsa Maliqi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Afrim Tovërlani që nga minuta e parë e ndeshjes.
Ferronikeli nesër pret fitore ndaj Istogut në “Rexhep Rexhepi” ndërsa është duke ndjekur titullin e dytë me radhë në Superligë.