BARAZIM NË LLAP
Ndeshja vendoset në 3 minutat e fundit
22 April, 2016 @18:07
Raste të shumta nga të dyja palët por portat rivale u tundën vetëm pak para fundit të ndeshjes.
Llapi mendoi se fitoi ndeshjen kur Dardan Jashari qëlloi me kokë për 1-0 në minutën e 87-të të takimit, por ka qenë golashënuesi më i mirë i Trepçës’89 këtë stinor, Blerand Kurtishaj, që në minutën e 90 të ndeshjes barazoi shifrat për të mbajtur ekipin e tij në vend të tretë për momentin.
Llapi me këtë barazim aktualisht është i katërti, ndërsa ekipi i Tahir Batatinës nuk ka fituar tashmë dy xhiro.
Xhiron që vjen Trepça’89 ndeshet me Ferronikelin, ndërsa Llapi udhëton në Pejë për tu takuar me Besën.