NGA KOMISIONI
Vardy pranon akuzën
22 April, 2016 @9:50
Akuza për sjellje të pahijshme nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA), është pranuar nga Jamie Vardy, që nuk është ankuar për këtë.
Suspendimi
Sulmuesi 29 vjeç i Leicester Cityt kishte fyer referin në barazimin e ekipit të tij ndaj West Hamit të dielën që shkoi, 2-2, dhe ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë për t’u përjashtuar nga ndeshja.
Për më tepër, edhe Leicester City ka pranuar akuzën e FA për moskontrollë të lojtarëve pas këtij kartoni ndaj Vardyt.
Mungesa
Dënimi për Vardyn tashmë është i sigurt për ndeshjen e radhës ndaj Swanseat, mirëpo FA ka të drejtë që të jep edhe 2 ndeshje suspendim për sjellje të tilla sipas Rregullores dhe 29 vjeçari mund të mungojë edhe në përballjen ndaj Manchester Unitedit më 1 maj.