TE HAJVALIA
Kthehet Leci
22 April, 2016 @18:27
Pasi që sot u kuptua se suspendimi i tij prej 2 ka rënë në 1 ndeshje, Liridon Leci, mbrojtësi më golashënues i Superligës këtë stinor, pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Ismet Munishi për përballjen e fundjavës.
Hajvalia të dielën pret Vushtrrinë në shtëpi, ndërsa Leci pritet të jetë në formacionin bazë të ekipit.
“Ne shpresojmë te titulli i kampionit derisa të na lejon matematika. Do të mundohemi t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura të stinorit,” ka thënë Leci për faqen zyrtare të klubit të tij sot.