MEDIA

FSHF tregon datën kur vendos CAS
5 May, 2015 @8:34
Në një postim të mbrëmshëm, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka bërë të ditur datën kur pritet që Gjyqi Arbitrar Sportiv (CAS) të dalë me vendim, lidhur me ndeshjen Serbi-Shqipëri.
“CAS pritet të jep vendim për ndeshjen Serbi-Shqipëri më datë 29 maj 2015. Gjithashtu mund të ketë vonesa në varësi të hetimeve, që po realizon kjo gjykatë,” ka shkruar në një njoftim të thjeshtë e shumë të përgjithësuar FSHF-ja në faqen zyrtare të saj.
Në anën tjetër, CAS muajin e kaluar ka bërë të ditur se vendimi duhet të mirret para ndeshjes së ardhshme grupore të Serbisë, që zhvillohet më 13 qershor ndaj Danimarkës.