SUPERDUELI TIRANAS

Superderbi tiranas, pa fitues
4 May, 2015 @22:09
Qemal Stafa si rrallëherë i stërmbushur. Superderbi tiranas mbushi stadiumin derisa ekipet në fushë dhanë spektakël, që përfundoi pa fitues, por me gjithçka tjetër në ndeshje.
Tirana përmbylli pjesën e parë në epërsi minimale 0-1, pasi që Elis Bakaj shënoi nga afërsia pas një topi të dëbuar nga portieri i Partizanit, Alban Hoxha.
Ish sulmuesi i Ferizajit dhe Prishtinës, Astrit Fazliu u fut në pjesë të dytë të ndeshjes te Partizani. U gjet më së miri në zonë, pas krosimit të ish lojtarit tjetër të Prishtinës, Mentor Mazrekaj dhe shënoi për barazim 1-1.
Vetë Mazrekaj me supergol u përkujdes për epërsinë e të kuqve të Partizanit në minutën e 83-të, por Bakaj barazoi menjëherë për të vënë baraspeshën në rezultat.
Në fund, pas 5 minutave shtesë, derbi tiranas përfundoi 2-2, derisa skuadrat morrën nga një pikë nga takimi i elektrizuar ku u shpërndanë 7 kartona të verdhë.
Tre xhiro pa përfunduar Kategoria Superiore shqiptare në futboll, Skënderbeu mban lidershipin me 5 pikë më shumë se Tirana dhe 6 më shumë se Kukësi.
Video
Goli i Tiranës 0-1
Goli i parë i Tiranës i shënuar nga Elis Bakaj.
Goli i Tiranës 2-2
Goli i dytë i Tiranës i shënuar nga Elis Bakaj.
FORMACIONET:
PARTIZANI: | 4-2-3-1: Hoxha; Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu; Trashi, Batha; Mazrekaj, Nexhipi (Ibrahimi 90'), Vila (Fazliu 46′); Raçiç. | ||
TIRANA: | 4-5-1: Ed.Bakaj; Taku, Muça, Curri, Karabeci; Bulku, Kërçiku, Sefa (Ndikumana 62′), Kahata, Morina; Bakaj (Kalari 90'). |
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE:
1 | Skënderbeu | 72 pikë | ||
2 | Tirana | 67 pikë | ||
3 | Kukësi | 66 pikë | ||
4 | Partizani | 64 pikë | ||
5 | Laçi | 60 pikë |