MITROVICË

Largohet Shosholli, vjen Haxhiu
4 May, 2015 @14:37
Skuadra e Trepçës aktualisht është duke u drejtuar nga Fidaim Haxhiu, pasi që Ajet Shosholli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit.
Rezultatet jo të mira dhe rrezikimi serioz i rënies nga elita kanë shtyer Shoshollin në një vendim të tillë, derisa drejtuesit e klubit mitrovicas kanë vendosur Fidaim Haxhiun në vend të tij në ndeshje të sotme që po e zhvillojnë ndaj Besës.
Trepça po rrezikon rënien nga Superliga, pasi që pas 25 xhirove të zhvilluara ka arritur të shënojë vetëm 3 fitore krahas 16 humbjeve.