MEDIA

Ëndrra e Pirlos
4 May, 2015 @12:41
Juventus nesër pret kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin në Torino.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, pritet me interesim të madh, derisa Juventus ka arritur pas më shumë se një dekade në këtë cikël të garave.
E mjeshtri i futbollit italian, Andrea Pirlo, pritet të jetë shtyllë e ekipit Bianconerë në këtë ndeshje me përvojën e tij.
“Të përfundojë kapitullin tim në Juventus duke e fituar Ligën e Kampionëve, do të ishte realizim i një ëndrre për mua,” është cituar të ketë thënë 35 vjeçari Pirlo, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport sot.
“Sidoqoftë, unë nuk do të ndalem së luajturi futboll derisa ta kem dëshirën e njejtë dhe pasionin për lojë,” ka shtuar ai.
Për më tepër, Pirlo, ka bërë të ditur se aventura e tij me Juventusin do të jetë e fundit për ekipet italiane, pasi që nuk ka gjasë të kalojë në një ekip tjetër italian.
“Juventus është ekipi im i fundit në Serie A. SHBA me ligën MLS është opcion, por tash jam ende juventin,” ka thënë ndër të tjera Pirlo në intervistën e gjatë me këtë gazetë të botuar sot.
Juventus ka arritur të fitojë titullin e katërt me radhë këtë stinor në Serie A, derisa ka arritur edhe finalen e Coppa Italia.