PRIZREN

BOROZANI/D.S.
Liria kalon edhe Rahovecin
3 May, 2015 @16:17
Liria ka vazhduar me formën e saj perfekte në pjesën praverore të Ligës së Parë, duke ruajtur vendin e parë në klaskifikim me fitore ndaj Rahovecit sot në Përparim Thaçi të Prizrenit.
Liridon Fetahaj, sulmuesi më i mirë i skuadrës prizrenase solli ekipin në epërsi, derisa pas kësaj bardhezinjtë shënuan edhe dy herë për përfundimtaren 3-0 në të mirë të ekipit të drejtuar nga Skender Shengyli.
Liria xhiron e ardhshme udhëton në Deçan, derisa vazhdon të ndiqet nga Llapi me një pikë më pak në tabelë.