REAL MADRID

REUTERS/Arkiv
Benzema mungon ndaj Juventusit
4 May, 2015 @12:12
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk do të jetë pjesë e ekspeditës madrilene në Torino, për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet nesër.
Benzema dje ka qenë i plotë në stërvitje të kampionit europian në fuqi, mirëpo trajneri ka vendosur që mos ta ftojë atë në këtë ndeshje ashtu që të mos vjen deri te ri-lëndimi.
Benzema ka munguar në ndeshje ndaj Celta Vigos, Almerias dhe Sevillas si dhe në ndeshjen e kthimit të Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Atletico Madridit.