TRASNFER
Fukui nënshkruan me Skënderbeun
22 June, 2016 @3:24
Futbollisti japonez, që në stinorin e fundit luajti për skuadrën e Tiranës, Masato Fukui, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit kampion të Shqipërisë, Skënderbeut.
Fukui ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin korçar, ndërsa njoftimin e ka bërë vetë faqja zyrtare e klubit.
Sulmuesi 27 vjeçar ka qenë njëri ndër më të dalluarit te Tirana në stinorin e fundit, ku ka regjisturar dy gola dhe 6 asistime në Kategorinë Superiore.