TRAJNERI
Ramiz Krasniqi në krye të Lirisë
22 June, 2016 @0:16
Skuadra prizrenase, Liria, arriti marrëveshje me ish trajnerin e Prishtinës e Ferronikelit, Ramiz Krasniqin.
Krasniqi, do të jetë në krye të skuadrës në stinorin 2016/17, ka bërë të ditur klubi prizrenas në faqen zyrtare të klubit.
Liria, ishte shumë afër marrëveshjes me trajnerin boshnjak Amir Alagic, por kryesia vendosi që të punojë me Ramiz Krasniqin.
Krasniqi është edhe trajner i Kosovës U-19.