TREPÇA '89 - FERIZAJ

Foto: Ferizaj / FB
Fund interesant në Mitrovicë, pikët ndahen
15 September, 2022 @18:04
Pa fitues ka përfunduar ndeshja e sotme mes Trepçës ‘89 dhe Ferizajit në Mitrovicë.
Dy skuadrat që këtë sezon në Superligë janë ngjitur nga Liga e Parë, takimin e sotëm e mbyllën 1-1 (Armend Gashi 90+1’ / Drilon Sadiku 81’).
Të pranishmit në stadium nuk panë gol deri 10 minuta pa përfunduar ndeshja, e pastaj i panë dy + një karton të kuq.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Drilon Sadikut, i asistuar nga Ramush Ramadani, në minutën e 81’, ndërkohë që pikën vendasve ia nxori Armend Gashi në minutën e 90+1’. I njëjti lojtar kishte shënuar për mitrovicasit në kohën shtesë edhe në ndeshjen e kaluar.
Krejt në fund të ndeshjes, Kenan Orana i Ferizajit u përjashtua me karton direkt të kuq pas rishikimit me VAR, por kjo nuk luajti rol në rezultatin e ndeshjes, me ndeshjen që ishte shumë pranë fundit.
Kështu, Trepça ‘89 momentalisht renditet në vendin e tetë në tabelë, kurse Ferizaj (me një ndeshje më shumë) ndodhet një pozitë mbi mitrovicasit.