Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA 1-0 RAMIZ SADIKU

Fushë Kosova dimëron në krye, Kutllovci i jep fitoren

Fushë Kosova dimëron në krye, Kutllovci i jep fitoren


9 November, 2022 @21:24

Me një gol të shënuar nga Valmir Kutllovci, skuadra e Fushë Kosovës ka mposhtur Ramiz Sadikun në Ekrem Grajçevci sot, për të kryer stinorin vjeshtor në krye të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi B.

Kjo ka qenë fitorja e nëntë e Pampurëve në kuadër të këtij stinori, ndërsa me 31 pikë të fituara kanë siguruar dimër të qetë në krye të renditjes tabelare, për tu bërë “kampionë” vjeshtor.

Kutllovci shënoi në pjesë të dytë për fitore, Fushë Kosova 1-0 Ramiz Sadiku [Valmir Kutllovci 66]. E Ramiz Sadiku nuk ka asgjë të sigurt pas kësaj humbjeje, pasi që është vetëm një pikë larg fundit të renditjes tabelare me 11 pikë nga 14 ndeshje.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë