Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT PRIVATIZIMIT

Fushë Kosova me hapa drejt privatizimit

Fushë Kosova me hapa drejt privatizimit


24 June, 2023 @20:35

Ekipi i rikthyer pas shumë vitesh në Superligë, Fushë Kosova, ka bërë sot hapat e parë drejt privatizimit të klubit. Sipas njoftimit të dhënë nga KF Fushë Kosova, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur ku morrën pjesë 21 nga 26 delegatë, me ç‘rast u hap rruga për privatizim.

“Sot u mbajt Kuvendi i Jashtezakonshem i klubit, nga 26 delegate moren pjese 21 te cilet formuan komisionin per ta derguar klubin ne privatizim.
Komisioni perbehet nga: Shefqet Baca, Liridon Obertinca, Bashkim Ismajli, Kujtim Arifi, Nexhmi Bogujevci.
Keto dy jave e ky komision jane te hapur per bisedime me te interesuarit per ta marr klubin ne pronesi.”
— ka shkruar njoftimi i plotë i ekipit në fjalë.

Fushë Kosova iu rikthye Superligës, duke e fituar Ligën e Parë — Grupi B në stinorin 2022/23, duke e lënë pas Ulpianën ndjekëse. Ekipi pret që gjatë verës të konsolidohet mirë, ashtu që të garojë suksesshëm në Superligë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga