Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LORENC TRASHI 2.5 VJET TE BALLKANI

Futbollisti i kombëtares shqiptare, zyrtarisht i Ballkanit

Futbollisti i kombëtares shqiptare, zyrtarisht i Ballkanit


20 January, 2023 @16:04

Kampioni i Kosovës, Ballkani, një ditë para duelit të Superkupës së Kosovës ka zyrtarizuar njërin ndër transferet më të bujshme në kampionatin kosovar. Ekipi nga Suhareka që aktualisht gjendet në Turqi për fazën përgatitore, sot ka zyrtarizuar futbollistin e kombëtares shqiptare, Lorenc Trashi.

“Trashi ka firmosur me klubin tonë për 2.5 vite, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Trashi ka qenë pjesë e ekipeve si Lushnja, Partizani dhe së fundi ka qenë pjesë e Qadsia (Kuvajt). Ballkani i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit,” ka shkruar ndër të tjera FC Ballkani në njoftim.

Lorenc Trashi

Futbollisti i krahut të majtë, 30-vjeçar, ka debutuar me kombëtaren shqiptare më 14 tetor 2019 nën drejtimin e Edoardo Rejës. Ai ka veshur 15 herë fanellën e Shqipërisë, ndërsa ka shënuar një gol. Siç shihet edhe nga fotografia, Lorenci ka marrë fanellën me numër 8 te Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga