XHAKA PËRSËRI ME GOL

Gabriel Jesus rikthehet me gola
2 April, 2023 @0:36
Sulmuesi brazilian Gabriel Jesus ka shënuar golat e parë që prej tetorit, ndërsa i ka sjellë fitoren Arsenalit të shtunën pasdite ndaj Leedsit, 4-1 [Jesus 35pen., 55, White 47, Xhaka 84 - Kristensen 76], për të mbajtur distancën 8-pikëshe ndaj Manchester Cityt në krye të renditjes tabelare.
Jesus ka qenë i lënduar që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe iu kthye ekipit në fund të marsit. Rikthimi i tij me gola, jep shpresa shtesë për ekipin e Mikel Artetës dhe synimin e titullit kampion - që i mungon prej kohësh topçinjëve.
Derisa fillimi i ndeshjes anonte kah Leedsi, që prej golit të parë të Jesusit, Arsenal mori kontrollin e plotë dhe nuk shikoi më prapa, kurse golin e fundit për ekipin e shënoi Granit Xhaka. Për Xhakën, ky ka qenë goli i pestë sezonal me Arsenalin në Premier Ligë.