NË DUELIN HAPËS TË XHIROS!

Foto: Galatasaray/ fb
Galatasaray me golat e Zahas merr kreun
3 November, 2023 @20:10
Skuadra e Galatasarayit ka shënuar fitore në kuadër të ndeshjes së parë të xhiros XI të Superligës turke, ndërsa golat e anglezit Wilfried Zaha i kanë sjellë fitoren djelmoshave të drejtuar nga Okan Buruk. Me fitore në fund, Galatasaray 2-1 Kasimpasa, “luanët” e Stambollit kanë marrë kreun me 31 pikë me një ndeshje më shumë sesa aktualisht ndjekësi Fenerbahçe që ka një pikë më pak. Këta të fundit nesër presin Trabzonsporin në Stamboll.