KUPA E TURQISË

Galatasarayi eliminohet nga Kupa
10 February, 2021 @20:52
Skuadra e Galatasarayit u mposhtë nga Alanyaspori me rezultat 2-3 dhe u eliminua nga Kupa e Turqisë.
Alanyaspori kaloi në epërsi prej 3 golava, përmes Khouma Babacar (30’,48’p) dhe Salih Ucan (41’).
Gallatasarayi shënoi 2 herë në minutat e fundit përmes Mostafa Abdallah 83’ dhe Gedson Fernandes 90+4’, por nuk mjaftuan për t’u kualifikuar.
Alanyaspori u kualifikua në gjysmëfinale dhe do të takohet me fituesin nga dueli Sivasspor-Antalyaspor.