KUQEZI
Gashi - Cikalleshi në sulm
11 October, 2015 @12:24
Për kualifikim të drejtëpërdrejtë në Kampionatin Europian, Shqipëria duhet që sonte të shënojë fitore patjetër.
Për këtë arsye, trajneri i kuqezinjëve Gianni De Biasi pritet të dal në fushë me një formacion më ofansiv se në ndeshjen kundër Serbisë.
Kështu, tekniku italian pritet ta aktivizojë Shkëlzen Gashin në krahun e djathtë në vend të Andi Lilës që luajti në 11-shen startuese kundër serbëve, derisa në vijën e fundit të sulmit Bekim Balajn pritet ta zëvendësojë Sokol Cikalleshi.
Problemi kryesor në formacion është krahu i majtë i mbrojtjes. Ndëshkimi me karton të verdhë i Ansi Agollit në ndeshjen e fundit, e ka suspenduar atë për këtë ndeshje. Në vend të tij mund të luaj Naser Aliji, por për shkak se nuk është i përgatitur qindpërqindtë nga lëndimi, mund të jetë edhe Elseid Hysaj si opcion.
Në seancën e parë stërvitore në Armeni, De Biasi provoi formacionin 4-3-3 kur ekipi është në posedim të topit, derisa në mbrojtje formacioni shndërohej në 4-5-1.