SHKËLZEN GASHI
Gashi i lumtur për kthimin nga lëndimi
12 March, 2017 @21:46
Futbollisti i kombëtares shqiptare që po luan me sukses në SHBA, Shkëlzen Gashi, është shprehur i lumtur për rikthimin e tij nga lëndimi.
Ai është aktivizuar për skuadrën e tij, Colorado Rapids, nga minuta 72’ e ndeshjes ndaj New York Red Bulls, që përfundoi me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 1-0.
“Urime për New Yorkun. Duhet të përqëndrohemi, të punojmë shumë dhe të përgatitemi intensivisht për ndeshjen e radhës. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në fushë,” ka shkruar Gashi në Twitter.
Congrats to New York! We have to focus, work hard and prepare intensively for our next match! I am so happy be on the pitch! #Gashi #SG11 pic.twitter.com/wfIb3D9IpH
March 12, 2017
Futbollisti kishte përkrahje të madhe në këtë ndeshje nga tribunat që ishin mbushur me shumë tifozë shqiptarë, të cilët i kishin me vete edhe flamujt kombëtar.