PHOENIX 0-1 TREPÇA'89

Gashi vendos, Trepça’89 dy fitore para sigurimit të Superligës
8 April, 2022 @17:15
Thuajse gjithçka ka përfunduar sot, gati edhe matematikisht në Ligën e Parë Grupi A.
Liderja Trepça’89 ka mposhtur Phoenixin ndjekës me rezultat minimal 0-1 për të bërë avantazhin 13 pikë, ndërsa mitrovicasve të drejtuar nga Shpëtim Idrizi tashmë u duhen edhe dy fitore për të siguruar edhe matematikisht Superligën, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezonit.
Trepça’89 ka shënuar gol në pjesë të parë, kur Armend Gashi ka tundur rrjetën e kundërshtarit, ndërsa pjesa e dytë kaloi pa gola, për përfundimtaren, Phoenix 0-1 Trepça’89 [Armend Gashi 18’].
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË A
Phoenix në anën tjetër me Enis Miranajn kapiten ka tentuar por nuk ka arritur të bëj më shumë karshi lideres. Tash ekipi nga Banja e Pejës mund të rrezikojë edhe pozitën e dytë, nëse arrijnë fitore skuadrat prizrenase në duelet e tyre të xhiros.
Gjithsesi, lufta në Ligën e Parë Grupi A po bëhet për pozitën e dytë dhe të fundit, ndërsa Trepça’89 që në vitin e parë të rënies, veçse rikthehet në Superligë.