Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORCOJNË MBROJTJEN

Gentrit Halili shtesë e re te kampioni i Kosovës

Gentrit Halili shtesë e re te kampioni i Kosovës


22 June, 2023 @11:17

Futbollisti premtues, Gentrit Halili, është zyrtarizuar dje si lojtar i ri i Ballkanit të Suharekës, kampionit të dyfishtë të Kosovës. Ekipi kampion ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin 21-vjeçar ndërsa ky i fundit me 190-centimetrat e tij pritet të jetë forcë shtesë në mbrojtje të ekipit.

Halili së fundi ka qenë pjesë e FC Ferizajit që ra nga Superliga në Ligë të Parë, ndërsa në stinorin 2022/23 ka pasur 26 paraqitje për ferizajasit ku ka arritur të shënojë tre gola në Superligë. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt llogaritet të jetë rreth 100 mijë euro, ndërsa Ballkani e mori atë si lojtar të lirë.

Gentrit Halili

“Kemi kënaqësinë t’ua prezantojmë përforcimin e ri të skuadrës, mbrojtësin Gentrit Halili. Klubi i dëshiron suksese Gentritit drejt realizimit të objektivave të përbashkëta,” ka shkruar FC Ballkani në njoftim.

Kampioni i Kosovës përndryshe do të luajë në kualifikime për Ligë të Kampionëve këtë verë, ndërsa në raundin e parë kualifikues ata kanë mësuar kundërshtarin e tyre, që është kampioni bullgar dhe dikur pjesëmarrës i fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Ludogorets. Duelet do të luhen më 11/12 korrik dhe ajo e kthimit pas një jave.◼️


 
Të gjitha lajmet nga