ULPIANA 1-0 VLLAZNIA

Pamje e futbollistëve të Ulpianës, nga një miqësore e muajit të kaluar/ Foto: KFUlpiana/fb
Gërbeshi vendos, Ulpiana merr fitoren e parë
28 August, 2022 @19:18
Mbrojtësi me përvojë nga Superliga, Fidan Gërbeshi, është treguar vendimtar dhe i ka sjellur ekipit të tij të ri Ulpiana fitoren e parë të stinorit në Ligën e Parë Grupi B, derisa lipjanasit kanë triumfuar ndaj Vllaznisë së Pozharanit me rezultat minimal, 1-0.
Futbollistët e drejtuar nga Emin Bajrami sot në Sami Kelmendi kishin edhe përkrahjen e shikuesve, ku ishin mbledhur rreth 200 sosh, derisa ekipi i gëzoi ata me fitore. Ulpiana 1-0 Vllaznia [Fidan Gërbeshi 42’]
Në anën tjetër Vllaznia tashmë pa pikë pas dy xhirove, do të duhet të mendojë për ndeshjen e radhës për të kërkuar pikët e para të stinorit.