EURO 2020
Lukaku: Donnarumma është një burrë i vogël
4 July, 2021 @16:57
Të dy janë ndeshur e përballur disa herë në Itali, në derbin Inter-Milan, por që asnjëri, asnjëherë, nuk kishin pasur probleme me njëri tjetrin. Por kjo nuk i përcjelli ata edhe gjatë ndeshjes Belgjikë-Itali, ku sulmuesi belg, Lukaku pasiqë shënoi një gol, bëri një gjest drejtuar portierit të Italisë, Donnarumma.
Lukaku pas përfundimit të ndeshjes ka pasur si çdo herë lavdata për portierin italian duke thënë se ai është portieri më i mirë në botë, por në njërën anë ai tregon një mos-pajtim me gjestin që kishte bërë Donnarumma, kur vendosi të largohet nga skuadra e Milan-it. Lukaku ka thënë se “Rossonerët” janë të lënduar nga kjo çfarë ka bërë Donnarumma, ku sipas tij duhet të kishte më shumë respekt për ta, gjë që ky i fundit e ka shfaqur në shumë raste për vetë skuadrën e Milan-it, por edhe tifozët e tyre.
“Gianluigi Donnarumma është një burrë i vogël, prandaj bëra gjestin drejt tij. Ai është një portier i shkëlqyeshëm, mbase më i miri në botë, por kjo nuk e largon që është njeri i vogël. Unë nuk mund të duroja se si ai trajtoi tifozët e Milanit, të cilët meritojnë respekt për të qenë pranë ekipit në momente të vështira. Pavarësisht se kam luajtur në Inter, unë kam shumë respekt për tifozët e Rossonerëve. Kur e dija që nuk do ta rinovonte kontratën pasi u betua për dashuri të përjetshme, u ndjeva i lënduar, si njëri prej tyre. I kuptoj ata”, ka shtuar Lukaku.