Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E KOSOVËS

Giresse publikon ftesat, ka risi në listën e Kosovës

Giresse publikon ftesat, ka risi në listën e Kosovës


11 November, 2022 @14:28

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.

Për këto dy miqësore Giresse është përqendruar kryesisht në emra të rinj. Stërvitja e parë e Dardanëve është paraparë të mbahet, të hënën, në orën 18:30, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në listë janë përfshirë 20 emra, që pritet të jetë rast për secilin për tu paraqitur në miqësoret e nëntorit, për të shijuar debutimin dhe natyrisht për të hyrë në syrin e selektorit për ndeshjet kualifikuese dhe tjera zyrtare.

LISTA E PLOTË E LOJTARËVE:

Visar Bekaj - Tirana (ALB);
Jozef Pukaj - Winterthur (SUI);
-
Ibrahim Dresevic - Karagumruk (TUR);
Lirim Kastrati - Ujpest (HUN);
Ilir Krasniqi - Llapi (KOS);
Jetmir Haliti - Mjallby (SWE);
Donat Rrudhani - Young Boys (SUI);
Lumbardh Dellova - Ballkani (KOS);
-
Leart Sadriu - Mura (SLN);
Uran Bislimi - Lugano (SUI);
Lindon Emërllahu - Ballkani (KOS);
Muharrem Jashari - Drita (KOS);
Blendi Idrizi - Regensburg (GER);
Jetmir Topalli - Istanbulspor (TUR);
Toni Domgjoni - Vitesse (NED);
Agon Sadiku - Honka (FIN);
-
Arianit Ferati - Fortuna Sittard (NED);
Valmir Veliu - Gaziantep (TUR);
Mirlind Daku - Mura (SLN);
Lirim Kastrati - Fehervar (HUN).

Kosova, callups

Francezi në listë ka përfshirë katër futbollistë nga Superliga, ndërsa për Muharrem Jasharin e Dritës kjo është ftesa e parë në kombëtaren e Kosovës. Ndërkohë pas Kosovës, më së shumti ka ftesa për lojtarët që luajnë në ligë të Zvicrës e Turqisë, nga tre.

Emra të rinj në ftesa janë portieri Jozef Pukaj, pastaj Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Leart Sadriu, Agon Sadiku, Arianit Ferati dhe Valmir Veliu.


 
Të gjitha lajmet nga