DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË KOSOVËS

Foto: FFK
Giresse: Tani kam ide se si luajnë lojtarët
29 March, 2022 @21:01
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, tashmë pas dy ndeshjeve të zhvilluara me Kosovën ka thënë se ka ide të qartë për lojtarët.
Ai ka parë se kush si luan në fushë dhe tash e tutje pret që angazhimi dhe motivimi i lojtarëve të vazhdojë kështu.
“Kemi luajtur ndeshje të mirë. Jam i lumtur me ekipin dhe me angazhimin që e kanë treguar lojtarët. Ka qenë ndeshje e vështirë. E kam ditur që do të ketë shumë tifozë në ndeshje dhe për ne ka qenë sikurse në Prishtinë,” ka thënë fillimisht Giresse.
“Dy ndeshjet e zhvilluara kanë qenë për t’i parë lojtarët si luajnë bashkjë dhe këtë e kemi arritur, ndërsa unë kam një ide të qartë sesi luajnë ata. Kemi mësuar shumë gjëra pozitive në këto dy ndeshje. Angazhimi dhe motivimi i lojtarëve në këto dy ndeshje ka qenë për tu veçuar,” ka thënë ndër të tjera francezi.
Kosova në miqësoret e marsit ka nxjerrë rezultate shumë të mirë krahasuar me kundërshtarët që i ka pasur dhe renditjen e tyre në FIFA ranglistën mujore. Dardanët kanë mposhtur 5-0 Burkina Fason në përballjen debutuese të Giresse, ndërsa kanë barazuar 1-1 me Zvicrën që drejtohet nga Murat Yakin.