Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - FERONIKELI

Gjashtë gola në dy ndeshje për Dakun, Ballkani lider

FOTO / Ballkani

Gjashtë gola në dy ndeshje për Dakun, Ballkani lider


23 September, 2020 @18:25

Forma fenomenale e futbollistit Mirlid Daku, e bëri lider Ballkanin në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës.

Ballkani e mposhti Feronikelin me rezultat 3-2 dhe me 6 pikë u vendos në krye të tabelës.

Mirlind Daku sikurse në ndeshjen e parë, edhe në këtë ndeshje ishte i pakapshëm. Ai e realizoi hat-trickun e dytë sezonal.

Daku shënoi 3 herë në minutat 5’, 24’ dhe 64’.

Feronikeli u zgjua vonë nga “gjumi” duke realizuar dy herë me brazilian Marclei Santos në minutat 84’ dhe 88’, por nuk mjaftuan minutat e mbetura së paku për ta barazuar ndeshjen.

Nikli gjithashtu dështoi nga pika e bardhë në minutën e 74’ me futbollistin Albert Dabiqaj.

TABELA AKTUALE

Ballkani është vendosur në krye të tabelës me 6 pikë, kurse Feronikeli gjendet në pozitën e katërt me 3 pikë pas 2 xhirove.

Në xhiron e tretë Ballkani do të takohet me Gjilanin, kurse Feronikeli me Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga