BASTORET
Gjeorgjia favorite ndaj Kosovës
1 September, 2021 @11:30
Kombëtarja e Gjeorgjisë është vlerësuar të jetë favorite e lehtë në përballje ndaj asaj të Kosovës, që zhvillohet nesër në Batumi.
Sipas bet365 që jep kuotat për vënie basti vendasit për këtë duel për fitore kanë marrë shifrën 2.40 për fitore, derisa barazimi në këtë duel është vleruësuar me 3.00.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT AKTUALE
Ndërkaq, fitorja e Kosovës në këtë ndeshje llogaritet me 3.20 sipas kësaj faqeje të njohur të basteve.
Kujtojmë, derisa Gjeorgjia ka një pikë të fituar në Grupin B kualifikues për Botëror, Kosova ende nuk ka asnjë pikë dhe me mjaft motivim është nisur sot në mëngjes drejt vendit të ish-BRSS-së.