KOSOVA
Valon Berisha: E para më e rëndësishmja
1 September, 2021 @1:00
Futbollisti i ekipit francez Reims, Valon Berisha, që po kryen përgatitjet me Kosovën këto ditë para ndeshjeve kualifikuese të radhës për Botëror, që luhen më 2, 5 dhe 8 shtator ka thënë se ndeshja e parë është më e rëndësishmja për skuadrën.
Berisha ka vlerësuar se rezultati i mirë nga takimi i parë me Gjeorgjinë si mysafir do t’i shërbente Kosovës si motiv edhe për ndeshjet e radhës, ndaj Greqisë e Spanjës.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Këto dy ndeshjet e fundit Kosova i luan si vendase.
“Loja e parë e jona është më e rëndësishmja, për të filluar mirë gjithçka. Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi që jemi mysafir, por nëse e nisim mirë ndaj Gjeorgjisë atëherë besoj që marrim energji pozitive edhe për ndeshjet e vështira ndaj Greqisë e Spanjës,” ka thënë ndër të tjera Berisha sot, për faqen zyrtare të FFK-së.
Mëngjesin e sotëm, Kosova merr rrugë për Batumi, ndërsa të enjten nga ora 18:00 me kohën tonë, do të zhvillojë duelin e tretë të grupit, ndaj Gjeorgjisë.
Dy duelet e para, Kosova i ka humbur, nga Suedia e Spanja.