PORTIERI
Samir Ujkani te Empoli
1 September, 2021 @0:15
Reprezentuesi i rregullt i Kosovës, Samir Ujkani, ka ndërruar përsëri ambient në Itali.
Portieri i Kosovës që nga dita e parë, tash 33-vjeçar, është bërë anëtar i ri i Empolit, duke kaluar aty nga Torino.
Ai është pjesë e Kosovës dhe pritet të shihet nëse do të fitojë besimin e Bernard Challandes për të qenë pjesë e ndonjërës prej ndeshjeve të shtatorit, kualifikuese që i ka Kosova.