PËRGATITORE
Drita miqësore me Kosovën U21
31 August, 2021 @23:55
Nënkampionja aktuale e Kosovës, Drita, do të shfrytëzojë pushimin e Superligës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve në shtator, për të zhvilluar miqësore me Kosovën U21.
Njoftimin e ka lëshuar vetë klubi gjilanas disa orë më parë, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka bërë të ditur se të enjten më 2 shtator 2021 me fillim prej orës 16:00 në Rexhep Rexhepi të Drenasit Drita do të luajë ndaj Kosovës U21, në kuadër të përgatitjeve të shpresave të Kosovës për duelet kualifikuese.
Gjishashtu, Nuhiu ka bërë të ditur se futbollisti i tyre i ftuar te Kosova U21, Ardit Tahiri, do të luajë për kombëtaren dhe karshi ekipit të tij aktual.