GALATASARAY
Falcao s’është më i Galatasarayit
1 September, 2021 @0:45
Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, që ka pasur një karrierë tepër të mirë futbollistike derisa u ndalë nga lëndimet, është ndarë edhe me ekipin e tij aktual, Galatasaray.
Kolumbiani 35-vjeçar që erdhi në Galatasaray në fillim të sezonit 2019/20 ka shënuar 19 gola në dy sezonet e fundit me ekipin në fjalë, ndërsa të shumtën e kohës ka qenë i lënduar.
Galatasaray pak më parë njoftoi se me marrëveshje ka ndërprerë kontratën me kolumbianin, që kishte shkëlqyer te Porto, pastaj Atletico Madrid dhe Monaco, para se të kalonte në Manchester United e Chelsea.