MEDIA TALK
20 minutat e fundit, Barcelona e do De Jongun
1 September, 2021 @0:25
Edhe pak minuta kanë mbetur për fundit e afatit kalimtar në Spanjë, ndërsa Barcelona pritet të konfirmojë largimin e Antoine Griezmannit drejt Atletico Madridit, ndërsa në anën tjetër po e dëshiron nënshkrimin e sulmueit Luuk de Jong, që është pjesë e Sevillës.
Holandezi 31-vjeçar po kërkohet nga trajneri Ronald Koeman te katalonasit, ndërsa gjithçka pritet të zbardhet maksimalisht deri në ora 1 të mëngjesit të sotëm, ka bërë të ditur Mundo Deportivo pak më parë.