STADIUM OF LIGHT
Leon Dajaku në Sunderland
1 September, 2021 @0:33
Futbollisti 20-vjeçar Leon Dajaku është anëtar i ri i Sunderlandit. Ekipi anglez ka bërë të ditur natën e fundit të muajit gusht se ka arritur marrëveshje huazimi me ekipin gjerman Union Berlin për të marrë shërbimet e dajakut.
Dajaku që shihej më parë si një super talent dhe ishte pjesë e Bayernit, në ndërkohë u huazua te Unioni dhe ende po pret rastin për të qenë pjesë ekipit të parë të bavarezëve.
E Sunderland, që assesi nuk po arrin lavdinë për t’iu kthyer Premier Ligës, është në kategorinë e tretë të futbollit anglez, duke garuar në League One.
Përndryshe sulmuesi Dajaku ka qenë pjesë e Gjermanisë U17, U18 dhe U19, duke shënuar tre gola në gjashtë paraqitje.