GJERMANIA F - KOSOVA F
Gjermanet mposhtin kosovaret
13 September, 2017 @10:47
Në përballjen e parë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin evropian, Kombëtarja e Kosovës U-19 e femrave në përballje me Gjermaninë, ka pësuar humbje me rezultat 3:0.
Gjermanet sulmuan dhe mbizotëruan gjatë gjithë ndeshjes në saje të përvojës së madhe ndërkombëtare dhe përgatitjes më të mirë fizike. Por futbollistet e Kosovës me mjaft sukses mbyllnin korridoret dhe me një mbrojtje të fuqishme e sidomos të portieres Florentina Kolgeci arritën t’u bëjnë ballë kampioneve gjermane.
Futbollistet e Gjermanisë qysh në minutën e 19-të goditën tërthorësen dhe në vazhdim në minutën e 31-të shënuan përmes Oberdorf. Rezultatin në 2:0 e ngriti Ziegler. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Ebert shënoi golin e tretë në minutën e 49-të për rezultatin 3:0.
Deri në fund gjermanet sulmuan por vashat tona arritën të mbrohen dhe ndeshja u përmbyllë me rezultat 3:0 në të mirë të Gjermanisë. Kosova ndeshjen e radhës e ka të premten në orën 12.30 kundër Islandës, e cila në ndeshjen e sotme mposhti Malin e Zi me rezultat 7:0.
info:
Gjermania: | Leitzg, Sakarm Witje, Tellenbroker, Hechler, Ebert, Wieder(Rackow), Oberdorf(Cennet Cal), Chmielinski, Kossler (Krumbiegel)e Ziegler. | ||
Kosova: | Kolgeci, Hyseni, Pjetri, Ternava, Ejupi(Ahmeti), Mushica(Ademi), Biçkaj(Reçica), Shala, Behluli, Berisha e Tahiri. |