GRUPI A: BAYERN-ANDERLECHT
Bayern kalon Anderlechtin që mbeti me 10 lojtarë
12 September, 2017 @22:49
Pas minutës së 11 të ndeshjes, Bayern mori kontrollin e lojës dhe më dilema për fituesin e ndeshjes nuk kishte.
Robert Lewandowski shënoi penalltinë e akorduar nga referi i ndeshjes, për 1-0, ndërsa Anderlechti mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi që Sven Kums u ndëshkua me të kuqe direkt.
Në pjesë të dytë, bavarezët e Carlo Ancelottit shënuan edhe dy herë, kur Thiago Alacantara dhe Joshua Kimmich vulosën fatin e takimit, 3-0.
James Rodriguez debutoi te Bayerni në Ligë të Kampionëve sonte, derisa Bayern kapi tre pikët e para në Grupin A, ku rival kryesor ka Paris St Germainin që kaloi lehtë Celticun në Skoci, duke e mposhtur 0-5 (Neymar, Mbappe, Cavani 2, Lustig AG).