Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIE MANSCHAFT

Gjermania fton dy supertalentët e Bundesligës

Gjermania fton dy supertalentët e Bundesligës


16 March, 2021 @17:02

Përfaqësuesja e Gjermanisë për ndeshjet e muajit mars i ka ftuar dy talentët e Bundesligës, Jamal Musiala nga Bayern Munchen dhe Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen.

Përzgjedhësi Joachim Low e ka konfirmuar se dy talentët do të jenë për herë të parë pjesë e përfaqësueses A, pas paraqitjeve të mira me ekipet e tyre.

18-vjeçari Musiala ishte në mëdyshje nëse do të luante për Anglinë apo Gjermaninë, por në fund ai zgjodhi këta të fundit dhe selektori ia shpërbleu me ftesë, derisa 17-vjeçari më parë ka qenë vetëm pjesë e përfaqësueses së të rinjve të Gjermanisë.


 
Të gjitha lajmet nga International