Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Gjermania merr vendim për Löwin

Foto: DFB

Gjermania merr vendim për Löwin


30 November, 2020 @17:49

Në një takim të zhvilluar online Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka marrë vendim për selektorin e reprezentacionit Joachim Löw.

Löw u kritikua mjaft për shkak të humbjes së fundit të Gjermanisë nga Spanja në kuadër të Ligës së Kombeve 6-0.

Mirëpo, vendimi i fundit i DFB-së thotë se një ndeshje nuk do të mund të përcaktojë fatin e historisë së Löwit me përfaqësuesen gjermane dhe kështu ai ka marrë besimin e krerëve të Federatës për vazhdim të detyrës.

“Bashkë, të fokusuar në përgatitje sa më të mirë para Kampionatit Evropian vitin e ardhshëm si dhe në pritje të ardhjes së rezultateve dhe sukseseve nën drejtimin e trajnerit aktual, u gjendëm para një situate jo të mirë. Selektori do të merr të gjitha masat që Gjermania të ketë një EURO 2020 shumë të mirë si dhe do të përkujdeset për ekipin në rrugë drejt Botërorit Katari 2022. Duke pasur parasysh që evropiani i radhës mbahet në Gjermani (EURO 2024) ne do të përkujdesemi që Löë me stafin e tij të arrijnë caqet bashkë me personalin e gjerë që punon në Federatë,” ka thënë njoftimi i DFB-së sot.


 
Të gjitha lajmet nga