Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-2 GJILANI

Gjilani fiton derbin në Prishtinë

Gjilani fiton derbin në Prishtinë


25 October, 2020 @15:31

Gjilani ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme sot, duke e mposhtur Prishtinën Fadil Vokrri 0-2 [Fiton Hajdari 13p, Gerhard Progni 90].

Dominimi i hershëm i Gjilanit është konkretizuar shpejt me gol. Ka qenë një penallti e fituar e mysafirëve të drejtuar nga Gentian Mezani, të cilën pa problem e konvertoi në gol Fiton Hajdari.

Pas kësaj Prishtina derisa u këndell, Gjilani vazhdoi me lojë të mirë. Prishtinës iu shtuan telashet pasi që trajneri Zekirija Ramadani u detyrua të ndërrojë Leonit Abazin me Gauthier Mankendën.

Testi i parë i bardhekaltërve vendas ndaj mysafirëve ka qenë gjuajtja e Endrit Krasniqit në portën e Enea Koliçit nga gjuajtja e lirë.

TABELA AKTUALE

Por Koliçi ka qenë yll i ndeshjes sot, pasi që pas kësaj ka ndalë edhe disa raste shumë të mira të bardhekaltërve gjatë ndeshjes.

Në pjesë të dytë Koliçi mbrojti penalltinë e Krasniqit (64), ndërsa te Gjilani nisën zëvendësimet, kur Darko Nikaç u zëvendësua me Gerhard Prognin.

E pas disa rasteve tjera të Prishtinës për barazim, Oto John (89), Qëndrim Zyba (79), Alban Shillova (72) - Gerhard Progni i mysafirëve në minutat shtesë të takimit pranon një pasim nga Edison Kqiku dhe kështu vulos ndeshjen me 0-2 (90+3).

Me këtë fitore, Gjilani kërcen në pozitë të tretë tabelare, ndërsa Prishtina bie në të katërtën.

a\

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga