Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 0-3 GJILANI

Gjilani fiton për të mbetur në garë

Foto: SCGjilani/fb

Gjilani fiton për të mbetur në garë


14 June, 2020 @19:02

Pas barazimit në ndeshjen e parë të Superligës “post-pandemike” ndaj Trepçës’89, Gjilani ka arritur të merr fitoren e parë në vazhdim të kampionatit.

Ekipi i Gentian Mezanit ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Ferizajit si mysafir sot, duke i mposhtur ata 0-3 [Gerhard Progni 2, Darko Nikaç 31, Fiton Hajdari 52].

Mesfushori ofanziv shqiptar me përvojë, Gerhard Progni shpejt tundi rrjetën e vendasve dhe kështu loja u zhbllokua që në minutën e dytë të saj për të vazhduar e tëra në favor të Gjilanit.

TABELA AKTUALE

Pas asistimit të Fiton Hajdarit, ka qenë sulmuesi Darko Nikaç që ngriti epërsinë në 2-0 për të çuar Gjilanin ndjekës të kreut në pushim të rehatshëm para pjesës së dytë të ndeshjes.

Me të nisur pjesa e dytë Fiton Hajdari kreu dilemat e fituesit dhe shoi shpresat e Ferizajit. Ai shënoi 7 minuta pasi nisi pjesa e dytë për 0-3 dhe kështu Gjilani shkoi te trepikëshi sigurt deri në fund të ndeshjes.

Në ndeshje u ndanë shtatë kartonë të verdhë, prej të cilave 4 vendasve dhe 3 mysafirëve.

Xhiron që vjen Gjilani ka përballë Vushtrrinë si vendas, derisa Ferizaji i shkon Dritës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga