PARA NDESHJES

Foto: KF Gjilani/ Facebook
Gjilani mund të bëhet lider
24 October, 2015 @16:07
Barazimi në derbin e sotëm ndaj Ferronikelit dhe Trepçës’89 më së shumti i ka konvenuar ekipit të Sedat Pajazitit, Gjilanit.
Gjilani, që aktualisht është në pozitën e tretë të renditjes tabelare, me një fitore nesër në përballje ndaj Prishtinës mund të dalë në krye të tabelës së Superligës dhe të përmbyll ciklin e parë të ndeshjeve në elitë (11 xhiro) si lider i klasifikimit.
Gjilani - Prishtina zhvillohet nesër me fillim në ora 14:00, ndërsa te bardhekaltërit mysafir do të debutojë trajneri i ri i skuadrës, Sami Sermaxhaj.