Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË GJILAN

Gjilani reagon, insiston vazhdimin dhe daljen në gara evropiane

Gjilani reagon, insiston vazhdimin dhe daljen në gara evropiane


11 May, 2020 @12:40

Skuadra e Gjilanit ka reaguar para pak çastes nga llogaria e saj në Facebook për të bërë të ditur publikisht se klubi kuqebardhë nga Anamorava është për vazhdim të stinorit.

“SC Gjilani insiston që kampionati të vazhdoj dhe të përfundoj në fushë sa më parë që të jetë mundur dhe e lejuar nga organet kompetente. Kërkojmë që Kampioni të caktohet në fushë e jo në tavolinë, qoftë duke përfunduar 11 xhirot e mbetura, apo edhe duke vazhduar garën në formë të Play Off-it. Për ne është shumë më e ndershme që kampionati të përfundojë në fushë,” është thënë në reagimin e klubit në fjalë.

Gjilani

Gjithashtu, Gjilani ka bërë të ditur se sa i përket garave evropiane aty nuk ka dilema. Ata duhet të jenë pjesëmarrës në gara evropiane këtë stinor.

“Kjo çështje është e rregulluar saktë në Rregulloren e Garave te FFK-së 2019/2020, ku përcaktohet renditja tabelare e klubeve pas 22 xhirove. Pasi që në këtë kampionat janë zhvilluar 22 xhiro dhe orari i fazës së tretë përpilohet varësisht nga rezlutatet e 22 xhirove paraprake, atëherë në bazë të Regullores së Garave 2019/2020, SC Gjilani është renditur në pozitën e tretë dhe me meritë i takon plasmani në garat europiane,” pa dilema dhe sigurtë është klubi në fjalë.

Përdryshe Gjilani ka pasur një stinor të mirë në 2019/20. Ata janë në luftë për titull kampioni dhe aktualisht kanë kapur pozitën e tretë në klasifikim, me vetëm tre pikë më pak se lideri, Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga