Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË GARË PËR EVROPË

Gjilani rutinor ndaj Malishevës

Gjilani rutinor ndaj Malishevës


15 April, 2023 @17:54

I shpejt, i pamëshirshëm dhe efikas. Kështu është treguar GjilaniLiman Gegaj sot, ndërsa ka shënuar fitore ndaj Malishevës, e cila nuk është në formë të mirë aktualisht. Ekipi i Zekirija Ramadanit konrektizoi dy rastet e arritura në pjesë të parë për të marrë epërsinë e nevojshme për vazhdim të kontrollueshëm të lojës, për fundin: Malisheva 0-2 Gjilani [Oltion Bilalli 12, Mevlan Zeka 34].

Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli tashmë pesë xhiro nuk di për fitore në Superligë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën, ndërsa në anën tjetër Gjilani ka mbetur në garë për një vend në Evropë edhe nga Superliga, duke mbajtur vendin e tretë në renditje.

TABELA AKTUALE

Te të dyja golat e shënuara sot të Skifterave asistues ka qenë Arbnor Ramadani, që edhe një herë ka treguar cilësitë e tij, derisa Bilalli e Zeka kryen dilemat e ndeshjes që në pjesë të parë.

Fitorja, bën që Gjilani në vend të tretë të ketë 43 pikë nga 29 ndeshje, ndërsa Malisheva e nënta (e parafundit) në renditje, ka 30 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga