MBROJTËSI I RI
Gjilani zyrtarizon mbrojtësin Marko Roganovic
18 January, 2024 @21:54
Sot, Gjilani ka bërë të ditur se ka angazhuar në radhët e veta edhe futbollistin malazez, Marko Roganovic. Ai luan në mbrojtje, ndërsa mund të ndërrojë pozitat si qendër dhe mbrojtës i djathtë.
“Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Margo Roganovic.
Marrëveshja a firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi.
27 vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për të forcuar edhe më shumë repartin defansiv. Në edicionin e fundit ai ishte pjesë e klubit të njohur rumun Uta Arad.” ka shkruar Gjilani në njoftim.
Së fundi, Roganovic ka qenë pjesë e ekipit rumun Arad, ndërsa para kësaj ai ka luajtur për Laçin e Cetinjen.