Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED

Gjithçka pranë finalizimit, edhe United me trajner gjerman

Gjithçka pranë finalizimit, edhe United me trajner gjerman


25 November, 2021 @16:48

Pas Chelseat e Liverpoolit, tashmë edhe United do të drejtohet nga një trajner gjerman, të paktën deri në fund të këtij sezoni.

Burime shumë të besueshme në Angli para pak minutave kanë raportuar që United ka arritur marrëveshje me gjermanin Ralf Ragnick, që ai të bëhet trajner i United deri në fund të këtij sezoni.

Pas këtij sezoni, Ragnick do të kalojë në role tjera drejtuese të klubit, ku me gjasë do të jetë pjesë e ekipit që përkujdeset për transferet e klubit, ndërkohë që United do të emërojë një tjetër trajner permanent në verë.

Ragnick momentalisht është drejtor sportiv i klubit rus të Lokomotivës së Moskës, e këtë detyrë ai do ta lë, për të shkuar te 20-herë kampioni anglez.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Ragnick 63-vjeçar ka drejtuar shumë skuadra, por më së shumti mbahet mend për drejtimin e Leipzigut gjerman, para se të shkonte te skuadra ruse në Moskë, ku u bë drejtor sportiv.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League